Arrestohet pasi vallëzoj në rrugë me këngën “Makarena”

23.08.2017 12:24
Arrestohet pasi vallëzoj në rrugë me këngën “Makarena”

Një djalosh 14-vjeçar – i cili u bë hit në Twitter për vallëzimin që performoi me këngën e famshme “Macarena” në një rrugë të dendur në Arabinë Saudite – është arrestuar nga autoritetet.

Adoleshenti është duke u marrë në pyetje për shkak se akuzohet për sjellje të pavend publike në Jeddah, thonë autoritetet, transmeton Express.

Nuk dihet se çfarë kombësie ka ai, apo nëse do të akuzohet formalisht nga prokurori publik.

Në videon 45-sekondeshe të gjatë, adoleshenti mund të shihet duke e penguar trafikun teksa vallëzon me këngën e njohur nga vitet 1990.

Besohet se videoja besohet se është postuar në korrik 2016 për herë të parë.