Arrestohet pasi therri vëllain, policia i gjen tri thika dhe një sopat

Arrestohet pasi therri vëllain, policia i gjen tri thika dhe një sopat

Policia ka arrestuar një person të dyshuar në Gjilan pasi që kishte therrur vëllain e tij.

Rasti kishte ndodhur më 2 nëntor ndërsa i dyshuari është arrestuar gjatë ditës së djeshme thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar trajtim mjekësor. Ndërsa të dyshuarit i janë gjetur tri thika dhe një sopat.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com