Arrestohet pasi tentoi të fusë narkotik në Qendrën Korrektuese në Lipjan

06.03.2017 12:12
Arrestohet pasi tentoi të fusë narkotik në Qendrën Korrektuese në Lipjan

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar se tentoi të fusë lëndë narkotike në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Personi në fjalë, sipas policisë, gjatë një vizite të një miku të tij, i cili ishte duke vuajtur dënimin në qendrën korrektuese, ka tentuar t’i japë lëndë narkotike.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Insajderi.com