Arrestohet pasi tentoi të fusë 500 euro në Burgun e Dubravës

Arrestohet pasi tentoi të fusë 500 euro në Burgun e Dubravës

Është arrestuar një person i dyshuar pasi kishte tentuar që të fusë në brendi të lokaleve të Burgut të Dubravës 500 euro, ka njoftuar policia e Kosovës.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. /Insajderi.com