Arrestohet pasi shantazhoi përmes rrjetit social

Arrestohet pasi shantazhoi përmes rrjetit social

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një person të dyshuar për veprën penale “shantazh”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, personi i dyshuar kishte shantazhuar viktimën femër përmes rrjetit social.

Rasti ka ndodhur në komunën e Fushë Kosovës. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insjderi.com