Arrestohet pasi kërcënon me armë një person   

Arrestohet pasi kërcënon me armë një person   

Një person ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij një i dyshuar nën kërcënimin e armës ka tentuar ta ndalojë.

Rasti ka ndodhur në mesnatë e ditës së djeshme, rreth orës 01:10, në fshatin Keqekollë të komunës së Prishtinës, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Personi ka treguar se nga frika nuk është ndalur dhe gjatë ikjes ka goditur të dyshuarin, cili aksidentalisht kishte shtënë një herë me armë.

Policia ka raportuar se ka arrestuar të dyshuarin dhe i është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë. Pas tretmanit mjekësor, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com