Arrestohet pasi godet me thikë vëllanë

Arrestohet pasi godet me thikë vëllanë

Policia ka arrestuar një person pasi që kishte goditur me thikë vëllanë e tij në Ferizaj.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com