Arrestohet një tjetër transportues i drogës në Ishëm të Durrësit

Arrestohet një tjetër transportues i drogës në Ishëm të Durrësit

Policia e Durrësit ka arrestuar një tjetër person të përfshirë me laboratorit e drogës në Ishëm. Në prangat e policisë së qytetit bregdetar ka rënë 25­vjeçari Ervis Dama, banues në Shkafane të Ishmit.

Sipas policisë, Dama dyshohet se kryente funksionin e transportuesit të punëtorëve, në mjetin tip furgon i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Arrestimi i 25­vjeçarit është bërë mëngjesin e sotëm, ndërsa dje policia arrestoi Julian Daman, 27 vjeç dhe Altin Lleshin, 32 vjeç, të cilët, sipas policisë, kryenin funksionin e transportuesve të punëtorëve.

Më datë 22 në fshatin Rrotull, të Ishëmit u konstatua një banesë, e cila ishte përshtatur për pastrimin, tharjen dhe magazinimin e lëndës narkotike, shkruan Shekulli.

Në shtëpinë e cila ndodhej disa kilometra larg nga vendi ku u rrëzua avioni i pilotit italian, policia sekuestroi edhe 300 kilogramë kanabis.