Arrestohet një person për zjarrvënie

Arrestohet një person për zjarrvënie

Një person është arrestuar në Prizren si i dyshuar për zjarrvënie.

Me datën 20 janar, rreth orës tre pas mesnate, në rrugën “Rifat Krasniqi” kishte ndodhur një zjarrvënie me ç’ rast ishin djegur dy automjete, ishte dëmtuar pjesërisht një shtëpi dhe ishte përfshirë nga flakët edhe një shtyllë elektrike.

Policia ka identifikuar një person i cili në momentin kritik është parë në vendin  e ngjarjes.

Kjo dëshmohet edhe me provat materiale të cilat i ka siguruar policia dhe të njëjtat do t’i kalojnë Prokurorisë së Shtetit për procedura të mëtejme./klan kosova.

I dyshuari është intervistuar në  prani të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti ndalët nën masën e arrestit policor.