Arrestohet një person pas vrasjes së 35 vjeçarit nga Obiliqi

Arrestohet një person pas vrasjes së 35 vjeçarit nga Obiliqi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e sotme të 35 vjeçarit A.K në Babimoc të Obiliqit.

Motivet dhe rrethanat se si ka ndodhur kjo vrasje ende nuk po dihen, por, policia ka thënë se hetimet janë duke vazhduar, për të zbardhur tërësisht rastin.

“Një person është arrestuar si i dyshuari i këtij rasti. Policia po vazhdon hetimet deri ne sqarimin e plote te rrethanave”, ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka konfirmuar këtë vrasje dhe ka thënë se personi i vrarë ka marrë plage nga arma e zjarrit dhe pa shenja jete është pranuar në QKUK, në Prishtinë.

“Rreth orës 14:00, policia ka marre informatën se një person rreth 35 vjeç , me plage nga arma e zjarrit dhe pa shenja jete është pranuar në QKUK, në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative e hetimore për të sqaruar dhe ndriçuar rrethanat e kësaj ngjarjeje”, thuhet në përgjigjën e saj. /Insajderi.com

Vritet një 35 vjeçar në Obiliq