Arrestohet një person për vrasje në tentativë në Vushtrri

Arrestohet një person për vrasje në tentativë në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Vushtrri një person të dyshuar për tentim vrasje.

Sipas një njoftimi për media të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personi i dyshuar është arrestuar sot rreth orës 06:03, në rrugën ‘’Isë Mehmeti”.

“Sektori Rajonal i Hetimeve në bashkëpunim me NJRSH dhe me një njësi nga Stacioni Policor Vushtrri, me Urdhër-kontrollin me numër UGJK.nr.41/17, të lëshuar nga Gjykata Themelore Mitrovicë, sot në orët e mëngjesit kanë bastisur shtëpinë e  personit G.S., 31 vjeçar, dhe njëkohësisht kanë arrestuar të dyshuarin në fjalë i cili ka qenë në arrati nga data 26.05.2017 lidhur me rastin ‘vrasje në tentativë'”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit, të  dyshuarit G.S., 31 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policorë prej 48 orëve.