Arrestohet një person për ngacmim seksual ndaj një të miture

Arrestohet një person për ngacmim seksual ndaj një të miture

Një person i gjinisë mashkullore është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kishte ngacmuar një vajzë të mitur. Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Hafiz Guta” në Gjakovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka ngacmuar viktimën e mitur femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistës është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.