Mitrovicasi mori BMW me qira, por nuk e ktheu

Mitrovicasi mori BMW me qira, por nuk e ktheu

Policia e Kosovës, mbrëmjen e së hënës në Mitrovicë ka arrestuar një 30 vjeçar të dyshuar për mashtrim.

Sipas raportit të policisë i dyshuari K. H. Me datën 24 shtator ka marrë me qira në shfrytëzim veturën së llojit BMW X6, por që nga ajo ditë ai nuk ia kishte kthyer veturën ankuesit.

Pas intervistuese i arrestuari me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndëresa është iniciuar lënda penale ‘mashtrim’. /Insajderi.com