Arrestohet një person në Shtëpinë e Bardhë

11.03.2017 18:34
Arrestohet një person në Shtëpinë e Bardhë

Një burrë është arrestuar pasi prishi qetësinë në Shtëpinë e Bardhë, ku në ato momente i pranishëm ishte edhe presidenti Donald Trump.

Shërbimi Sekret ka njoftuar se ky burrë kishte hyrë në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë me një pako në dorë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Kjo ngjarje ka ndodhur rreth mesnatës ditën e premte, kurse vet Trump në ato momente ka qenë në ndërtesë.

Burri i bezdisshëm siç i referohet BBC, ishte arrestuar pa shkaktuar ndonjë incident, kurse në pako nuk ka pasur ndonjë material të rrezikshëm.

Trump dhe sekretari për Siguri, John Kelly më pas janë deklaruar rreth incidentit.

Njerëzit si ky, kanë filluar të hyjnë në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, pas largimit të rrethojës së parë.

Në vitin 2014 ka qenë 42 vjeçari, Omar Gonzales që kishte hyrë në ndërtesë përmes derës së sallonit me një thikë të gjatë nëntë centimetra.