Arrestohet një person lidhur me vrasjen në Sharban

Arrestohet një person lidhur me vrasjen në Sharban

Policia ka raportuar se ka arrestuar një person lidhur me vrasjen që ka ndodhur javën e kaluar në fshatin Sharban të Prishtinës.

Në raportin  24-orësh policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person i dyshuar.

Në shtëpinë e të dyshuarit policia ka konfiskuar një AK/47 me 22 fishekë. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Javën e kaluar ka ndodhur një vrasje në fshatin Sharban, ku dy persona kanë mbetur të plagosura ndërsa një ka vdekur. Arsyeja e vrasjes ka ndodhur për shkak të një mexhe të malit të të dyshuarve. /Insajderi.com