Arrestohet personi i dyshuar për ‘vrasje në tentativë’

22.09.2016 10:21
Arrestohet personi i dyshuar për ‘vrasje në tentativë’

Një ngjarje me elemente të veprës penale ‘vrasje në tentativë’ është proceduar në orët e pasdites së djeshme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhon Buzuku” në Skenderaj.

“Ngjarja fillimisht ishte raportuar për një person të plagosur. Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se i plagosur kishte mbetur viktima F. S. 35 vjeçar, të cilit ndihma e parë i ishte dhënë në QKMF Skenderaj, ku më pas është transferuar për në QKU”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar një person në cilësinë e të dyshuarit S. H. 45 vjeçar, ndërsa në cilësi të provave materiale te personi i dyshuar janë konfiskuar një pistoletë, 18 fishekë, si dhe një gëzhojë.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rrjedha hetimore e deritanishme si dhe elementet përbërëse të ngjarjes, sipas prokurorit kompetent rasti, po hetohet si vepër penale ‘vrasje në tentativë’./Insajderi.com