Arrestohet një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të armës

Arrestohet një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të armës

Policia ka arrestuar një person në fshatin Pantinë të Vushtrrisë për posedim të paautorizuar të armës. Deri te arrestimi i tij kishte ardhur pasi në shtëpinë e tij ishin dëgjuar të shtëna armësh.

“Sipas informacionit të dhënë rreth orës 21:05 thuhej se në zonën e fshatit Pantinë dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri. Njësitë sektoriale dhe reaguese, në kuadër të stacionit policor Vushtrri, fillimisht kanë bërë lokalizimin dhe identifikimin e vendit të ngjarjes, përkatësisht zonës nga ku ishin dëgjuar të shtënat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në këtë lokacion është konfiskuar një pushkë automatike AK-47 cal 7.62mm si dhe një karikator me 28 fishekë, në cilësi të provave materiale.

Po ashtu është arrestuar i dyshuari N. Sh., 40 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese, nga prokurori i Shtetit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’./Insajderi.com