Arrestohet një person i dyshuar për ndërhyrje në sistemin e Kuvendit

02.09.2016 08:33
Arrestohet një person i dyshuar për ndërhyrje në sistemin e Kuvendit

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për tentim hyrje në sistemin e Kuvendit të Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të së enjtes gjatë kohës që protestuesit kishin filluar të mblidheshin para ndërtesës së Kuvendit për të protestuar kundër votimit të Marrëveshjes së Demarkacionit.

Sipas policisë i dyshuari ka ndërhyrë edhe në rrjetin  televiziv, më pas atij ni cili janë konfiskuar një kabllo dhe një pajisje wifi.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com