Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza   

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza   

Është arrestuar një i dyshuari, pasi që i njëjti dyshohet se kishte pranuar para nga disa qytetarë për rregullimin e vizave të punës në një shtet të Bashkimit Evropian.

Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 3180 € dhe dokumente të ndryshme.

Rasti ka ndodhur në komunën e Pejës ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com