Arrestohet një grua për trafikim me njerëz

Arrestohet një grua për trafikim me njerëz

Është arrestuar një e dyshuara femër nën dyshimin se e njëjta në bashkëpunim me të dyshuarin mashkull kanë kryer veprën penale, trafikim me njerëz.

Ajo kishte strehuar dhe detyruar viktimën femër të punojë me klientë të ndryshëm me qëllim të përfitimit material, njofton policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit viktima është strehuar ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur në Vitomiricë të Pejës. /Insajderi.com