Arrestohet një i dyshuari për fajde në Prishtinë

Arrestohet një i dyshuari për fajde në Prishtinë

Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është bastisur shtëpia e një të dyshuari mashkull për veprën penale ‘fajde’.

Sipas raportit të policisë gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar 4.635.00 euro para të gatshme, 6 armë të shkurta dhe 2 armë të gjata, tri aparate shtëpiza të lojërave si dhe disa dokumente dhe kontrata të ndryshme që lidhen me vepra penale të dyshuara.

Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë, rreth orës 10 të mëngjesit.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa ndaj tij është iniciuar edhe rasti ‘armëmbajtje pa leje’.

Gjatë 24 orëve të fundit polica ka arrestuar 25 persona, për vepra të ndryshme penale. /Insajderi.com