Arrestohet në tentim për të korruptuar policin e Kosovës

Arrestohet në tentim për të korruptuar policin e Kosovës

Një serb me nënshtetësi boshnjake është arrestuar dje nga Policia e Kosovës pasi që ka tentuar të ofrojë ryshfet një zyrtari policor.

Ngjarja ka ndodhur kur policia ka ndaluar kamioni e tij të markës Iveco dhe gjatë kontrollimit të dokumenteve, “i dyshuari ka ofruar ryshfet pesë euro”, njofton policia.

Ai është arrestuar dhe pas intervsitimit është liruar në procedurë të rregullt.

Në 24 orët, policia njofton se ka arrestuar 18 persona, prej të cilëve 11 janë ende në mbajtje.

Po ashtu, në këtë periudhe kohore, janë shënuar 33 aksidente trafiku, prej të cilave një me fatalitet dhe 11 raste me të lënduar./Insajderi