Arrestohet në spital, pasi mashtroi se e ka fëmijën e sëmurë

Arrestohet në spital, pasi mashtroi se e ka fëmijën e sëmurë

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së premtes është arrestuar një i dyshuar mashkull shqiptar, pasi që kishte kërkuar para duke mashtruara se e ka fëmijën e sëmurë.

I dyshuari sipas policisë është arrestuar në QKUK, ku edhe kishte kërkuar parat.

Pas verifikimit, sipas policisë është vërtetuar se i dyshuari është recidivist në raste të ndryshme të mashtrimit dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.