Arrestohet në Kamenicë personi për tregti të ndaluar të pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave Etherum

Arrestohet në Kamenicë personi për tregti të ndaluar të pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave Etherum

Në fshatin Koretin të Kamenicës dje pasdite është arrestuar një person që po tregtonte pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

“Pas një pune operative nga polica dhe me urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake, është kontrolluar, në prani të avokatit mbrojtës, shtëpia e të dyshuarit mashkull shqiptar. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar  7 Riga x 6 kartela grafike dhe 1 Rigë x5 kartela grafike pajisje kompjuterike për prodhimin e kriptovalutës Etherum të cilat janë konfiskuar nga njësiti doganor,  një shtëpizë kompjuterike të llojit “Dell” ,si dhe  tre telefona mobil”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njofton se pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.