Arrestohet në Irak 20-vjeçari që dhunoi dhe vrau para dy ditësh 14-vjeçaren gjermane

Arrestohet në Irak 20-vjeçari që dhunoi dhe  vrau para dy ditësh 14-vjeçaren gjermane

Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer para disa minutave ka njoftuar se kanë arritur që ta arrestojnë Ali Bashar në Irak, dhe ai tashmë është duke u ekstraduar për në Gjermani, transmeton Insajderi.

Ai tregoi se 20-vjeçari irakian, i cili para disa ditësh përdhunoi dhe vrau në Gjermani 14-vjeçaren Suzana,  është arrestuar në Irakun Verior dhe se ai është duke u kthyer në shtetin gjerman.

Kjo ngjarje kishte tronditur Gjermaninë, për shkak se menjëherë pas kryerjes së krimit, Ali Bashar kishte arritur që të ikë në drejtim të Irakut, pa u penguar nga askush.

Ali Bashar kishte shkuar në Gjermani në vitin 2015, duke aplikuar për azil, me arsyetimin se është i ndjekur nga organizata terroriste të Irakut.

Atij shteti gjerman ia kishte aprovuar kërkesën e tij për azil, duke qëndruar deri më 06 qershor të këtij viti, datë në të cilën kreu krimin e tij duke e përdhunuar dhe vrarë 14-vjeçaren gjermane.

Sipas policisë lokale gjermane të qytetit Hessen, e gjithë ngjarja kishte nisur në ndërtesën ku Ali Bashar jetonte si azilant. Aty kishte shkuar Suzana, dhe Bashar kishte filluar ta ngacmonte seksualisht. Pas kësaj sipas dëshmitarëve, Suzana e kishte përplasur pëtokë 20-vjeçarin irakian, duke e lënduar fizikisht. Pas këtij momenti besohet se ka filluar përdhunimi i saj dhe në fund edhe vrasja./Insajderi.com