Policia e Shtetit bën me dije se është vënë në pranga në Holandë, njëri prej të arratisurve të ‘Bandës së Babagjyshëve’. Siç bëhet e ditur, i arrestuari është" />

Arrestohet në Holandë një shqiptar, anëtar i bandës së ‘Babagjyshëve’

Arrestohet në Holandë një shqiptar, anëtar i bandës së ‘Babagjyshëve’

Policia e Shtetit bën me dije se është vënë në pranga në Holandë, njëri prej të arratisurve të ‘Bandës së Babagjyshëve’.

Siç bëhet e ditur, i arrestuari është Fatmir ( Fatjon ) PJETRI, 31 vjeç, lindur në Pukë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar  masën e sigurisë “Arrest në burg”  për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me armë”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi I strukturuar kriminal”.