Arrestohet në Fushë Kosovë burri që dy javë më parë e rrahu gruan

Arrestohet në Fushë Kosovë burri që dy javë më parë e rrahu gruan

Policia e Kosovës ka njoftuar se e kanë arrestuar një burrë i cili e kishte rrahur gruan e tij para 2 jave.

Policia thotë se i dyshuari e kishte rrah një grua me 28.07.2018 ndërsa arrestimi i tij është bërë rreth orës 23 të së enjtes në Fushë Kosovë.

Nuk janë dhënë detaje nëse i dyshuari ishte në arrati, apo nëse arrestimi ka ndodhur pas vrasjes së dyfishtë që ka ndodhur në Gjakovë.

“Viktima kishte pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.