Arrestohet i mituri që dyshohej për vjedhjen e 38 mijë eurove

26.11.2017 10:02
Arrestohet i mituri që dyshohej për vjedhjen e 38 mijë eurove

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Prishtinë një person ka raportuar për vjedhjen e 38 mijë euro nga një i dyshuar i moshës së mitur.

Të dyshuarin policia ka arritur ta arrestojë, dhe pas intervistimit ia ka kthyer 11 mijë euro viktimës.

Megjithatë, gjatë bastisjes policia ia ka gjetur edhe 6 mijë e 300 euro, të cilat i janë kthyer viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com