Arrestohet kryetari i Ranillukut, konfiskohen pankarta të Vuçiqit  

Arrestohet kryetari i Ranillukut, konfiskohen pankarta të Vuçiqit   

Në orët e mbrëmjes sonte është arrestuar Gradimir Mikiq, kryetar i Komunës së Ranillukut.

Ai nga policia e Kosovës ishte ndaluar për kontroll rutinore, ndërsa ishte me automjetin zyrtar duke u kthyer nga takimi me Marko Gjuriqin në Serbi.

Mikiq shihet para automjetit zyrtar derisa në bagazhin e automjetit kishte material propagandues për kandidatin për president të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njofton Telenës.al.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku e ka konfirmuar për Teleneës.al se Mikiq është ndaluar.

Mikiq  është ndaluar në pikëkalimin kufitar “Dheu i Bardhë” Kosovë-Serbi./Insajderi.com