Arrestohet kosovari në Morinë i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia kufitare e Morinës ka ndaluar një shtetas kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet kosovari në Morinë i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Nga shërbimet e Policisë kufitare në Morinë, në hyrje u bë ndalimi dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi i shtetasit  Driton Delijaj, 41 vjeç, i lindur dhe banues në Kosovë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndalimi i shtetasit u bë pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Organet e Drejtësisë së Luxembourg, me vendim Nr.9422/15/CD, datë 29.02.2012, për veprat penale të “Vjedhje me dhunë dhe vjedhje me thyerje”dhe ”Vjedhje me armë ose e organizuar me thyerje” parashikuar nga nenet 51, 461 dhe 467 të Kodi Penal të Luxembourg.

Maksimumi i dënimit wshtw deri në 10 vjet burg. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, shkruan Express.