Arrestohet ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë

Arrestohet ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë

Me urdhër të Prokurorisë Publike, në orët e hershme të mëngjesit sot është arrestuar ish-ministri i Punëve të Brendshme, i cili njëherësh ishte edhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov. Dikasteri i policisë dhe Prokuroria Publike në Maqedoni kanë thënë se më vonë do të dalin detaje të tjera lidhur me arrestimin.

Çavkov për momentin ndodhet në Gjykatën Penale para gjykatësit për procedurë paraprake.

Njëherësh mësohet se policia maqedonase ka arrestuar rreth 15 persona te tjerë si deputetë dhe qytetarë të cilët ishin pjesë e dhunës më 27 prillit.

Burime nga VMRO-DPMNE e cila udhëhiqet nga ish kryeministri Nikolla Gruevski për Radion Evropa e Lirë kanë bërë të ditur se policia maqedonase ka hyrë dhe në shtëpinë e tre deputetëve të kësaj partie, Kërsto Mukoslit, Luben Arnaudovskit , Sasho Vasilevskit , Zhaklina Stefanovska dhe të tjerë.