Arrestohet ish-kryetari i Komunës

01.11.2017 09:45
Arrestohet ish-kryetari i Komunës

Ish-kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrevski, është arrestuar këtë mëngjes, njofton Nova TV.

Sipas informacioneve jozyrtare, Mitrovski është arrestuar së bashku me pesë bashkëpunëtorë të tij. Ai ngarkohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me konvertimin joligjor të tokës së komunës dhe dhënie joligjore nën koncesion.

Mitrevski ka qenë në krye të Komunës së Gjorçe Petrovit prej vitit 2015 deri në vitin 2017.