Arrestohet hajduti shqiptar në Zvicër, u tradhtua nga gjurmët

12.11.2017 10:34
Arrestohet hajduti shqiptar në Zvicër, u tradhtua nga gjurmët

Një shqiptar 31 vjeçar akuzohet si autor i një serie vjedhjesh, të gjitha të kryera me thyerje dritaresh të shtëpive të sulmuara. Fjala është për plot 33 sulme të tilla, të realizuara në regjionin që përfshin kantonet: Aargau, Solothurn dhe Bernë, përkatësisht në zonat kufitare të këtyre kantoneve, shkruan azonline.ch.

Shqiptari po mbahet në burg pasi është kapur në vepër nga fillimi i tetorit deri sa po thyente një dritare të një shtëpie në Rothrist, Kantoni Aargau.

Shqiptari i dyshuar është duke u mbajtur në burgun për hetime. Ai është kapur në vepër, nga fillimi i tetorit deri sa po thyente një dritare të një shtëpie në Rothrist, Kantoni Aargau, transmeton albinfo.ch. Profili ADN që i është bërë, deri tash është përputhur me gjurmët e ADN-së të gjetura në 33 vende ku janë kryer vjedhjet e përmendura, bën të ditur Prokuroria e Përgjithshme e Kantonit Aargau.

21 “të qëlluara” i takojnë kantonit të Solothurnit ndërsa 7, Kantonit të Bernës. Policia konsideron se në llogari të 31 vjeçarit shkojnë edhe vjedhje tjera të kryera në mënyrë të ngjashme, autorësia e te cilave është duke u hetuar.

Personi që po akuzohet për këto sulme nuk ka vendbanim në Zvicër./albinfo.ch