Arrestohet hajduti që ishte kthyer në makth të pushuesve në Shqipëri

Arrestohet hajduti që ishte kthyer në makth të pushuesve në Shqipëri

Një 17-vjeçar nga Durrësi ishte kthyer në makth për pushuesit e Himarës, pasi u vidhte sende të ndryshme, njofton Top Channel.

R. DH., 17 vjeç u ndalua në vendin e quajtur “Perivoll” në Dhërmi, dhe gjatë kontrollit në shezlonin ku qëndronte i janë gjetur 2 aparate celularë, një orë dore dhe 1 portofol që i përkisnin një 18-vjeçari nga Kosova.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga policia i është gjendur 101 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.