Arrestohet fajdexhiu që ia mori shtëpinë huamarrësit

Arrestohet fajdexhiu që ia mori shtëpinë huamarrësit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Viti nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhënies së fajdes.

I arrestuari A.R (lindur më 1963) dyshohet se në fillim të vitit 2015 i ka dhënë një personi nga qyteti i Ferizajt 22.000 FCH (njëzet e dy mijë franga) zvicerane, kurse në muajin qershor të vitit 2016 të njëjtit ia ka kërkuar 70.000 (shtatëdhjetë mijë euro), në formë kamate të jashtëligjshme.

Në pamundësi të kthimit të kësaj kamate viktima është detyruar t’ia japë të dyshuarit një shtëpi banimi, në të cilin gjendet edhe një lokal afarist, njofton policia,

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar disa dokumente për shitblerjen e patundshmërive, fletore të ndryshme etj.

Sic njofton policia, i dyshuari për momentin është duke u intervistuar nga ana e hetuesve të njësisë për hetimin e krimeve ekonomike./Insajderi.com