Arrestohet edhe një person për vrasjen në Vushtrri

Arrestohet edhe një person për vrasjen në Vushtrri

Policia e Kosovës, nga rajoni i Mitrovicës, ka arrestuar edhe një person si të dyshuar për vrasjen e Kujtim Meholli, 31 vjeçar nga Vushtrri, duke çuar kështu në tre numrin e të arrestuarve

Arrestimin e personit të tretë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

”Lidhur me rastin e djeshëm  “vrasje e rëndë” në  Vushtrri, përveç dy te arrestuarve dje, ne vazhdën e hetimeve hetuesit Policor sot e kanë arrestuar edhe  një të dyshuar tjetër”, ka thënë Zahiti për Gazetën Express.

E ndërkohë prokurorja e rastit Zejnije Kela, nuk ka dashur që të jap detaje lidhur me vrasjen e të riut vushtrrias.

Pyetur nga Express, nëse 31 vjeçari Kujtim Meholli, ka pasur plagë në trup ajo nuk ka pranuar të japë detaje, duke thënë se rasti është nën hetime.

“Rasti është nën hetime. Nuk më lejohet që të jap më shumë informata”, ka thënë Kela.