Arrestohet i dyshuari që u mori 11 mijë euro qytetarëve për viza

Arrestohet i dyshuari që u mori 11 mijë euro qytetarëve për viza

Policia e Kosovës, ka njoftuar se pas një urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë ka bërë bastisje në dy lokacione dhe e një shtëpie private.

Me këtë rast është arrestuar një i dyshuar pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka mashtruar 36 qytetarë të Kosovës duke ua marrë 11 mijë euro në emër të kontratave fiktive për t’iu siguruar viza pune.

“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar dokumente të ndryshme si: kontrata fiktive mashtruese në emër të disa shtetaseve të R. Kosovës, kartela bankare, letra të dyshuara, një lap top, dy fllash diska etj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.