Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Pejë

06.03.2017 23:24
Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Pejë

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme është arrestuar i dyshuari për vrasjen e cila ndodhi sot pasdite në qytetin e Pejës.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e konfirmoi prokurori i rastit, Haxhi Sinanaj.

“Në bazë të kamerave e kemi identifikuar të dyshimtin dhe e kemi arrestuar. Edhe arma me të cilën është kryer vepra është konfiskuar. Tash po i nënshtrohet intervistimit”, tha Sinanaj për kallxo.com.

Aktualisht para stacionit të policisë në Pejë vërehet prani e shtuar e policisë./Insajderi.com

Mësohet identiteti i personit të vrarë në Pejë