Një person është arrestuar në Burgun e Dubravës pasi i është zënë një sasi e narkotikëve. Rasti ka ndodhur dje pas mesditës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti gjatë vizitës së një vizitori në burg, ka tentuar të fusë brenda hapësirave të burgut substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 76 gramë”, thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.