Arrestohet deputeti për masturbim në publik

Anëtari i parlamentit evropianë dhe zëdhënës i partisë Lëvizja Demokratike Franceze, Robert Rochefort, është arrestuar pasi dyshohet se ka masturbuar në publik.

Arrestohet deputeti për masturbim në publik

60-vjeçari është arrestuar në një dyqan, pasi që një roje sigurimi e kishte parë duke masturbuar para dy vajzave adoleshente, ku ai menjëherë kishte njoftuar policinë, shkruan Daily Espress.

Ai kishte pranuar akuzat në polici duke thënë se kishte pasur nevojë të masturbonte në ato qaste, ngase ishte ndjerë në presion.

Ai është mbajtur në polici gjatë natës ku më pas është liruar.

Ndërsa tash ai është duke u përballur me thirrje që të japë dorëheqje./Insajderi.com