Arrestohet Dardan Molliqaj

Arrestohet Dardan Molliqaj

Policia e Kosovës ka arrestuar para pak minutash sekretarin organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, dardan Molliqaj.

Burime brenda Policisë kanë thënë për Insajderin se Molliqaj është arrestuar në banesën e tij, prapa Kinemasë ABC. Ai është arrestuar me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës për shkak të mosparaqitjes në seancë për rastin e dëmtimit të veturave të EULEX-it.

Policia deri tash ka arrestuar 8 pjesëtarë të VV-së. Mes tyre edhe Glauk Konjufcën dhe Frashër Krasniqin.

Urdhërarresti është lëshuar pas refuzimit të 24 të akuzuarve që të paraqitet në gjykim për të dhënë përgjegjësi për veprat penale pjesëmarrje në grup që kryen vepër penale, dhe dëmtim të pasurisë së paluajtshme.

Në këtë rast janë 27 të akuzuar. Të akuzuar për dëmtim të veturave të EULEX-it janë: Glauk Konjufca, Xhelal Sfeqla, Besfort Berisha, Zgjim Hyseni, Lirim Gashi, Salih Zyba, Rron Gjinovci, Salih Mehmeti, Naser Shatri, Bujar Vocaj, Kasim Uka, Arbër Nuredini, Fatmir Kurtaj, Asdren Peci, Fatmir Haziri, Ramadn Deliu, Faruk Dakaj, Frashër Krasniqi, Skender Merturi, Pajtim Demaj, Flamur Arifaj, Kushtrim Zeqiri, Kujtim Kosumi, Dardan Molliqaj, Skender Blakaj, Blerim Maqastena, Lulëzim Xhaka.

vetura 4