Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti është arrestuar nga Policia e Kosovës në bazë të urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij për rastin e gazit lotsjellës.
Kurti është arrestuar derisa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë tentuar që ta pengojnë policinë për ta arrestuar liderin e tyre ndërsa në përgjigje ndaj këtyre përpjekjeve policia kanë hedhur sprej ndaj tyre.
Policia po ashtu urdhërarrest ka edhe ndaj dy deputeteve tjera të VV-së, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi. Urdhërarresti u lëshua nga gjykatësi Beqir Kalludra ditë më parë.