Arrestohet aktivisti i VV-së Egzon Azemi

Arrestohet aktivisti i VV-së Egzon Azemi

Lëvizja Vetëvendosje njofton se është arrestuar aktivistij i saj, Egzon Azemi.

Sipas VV-së ai është arrestuar sot nga policë civilë afër shtëpisë së tij, pa asnjë arsyetim.

“Kjo po i shpenzon forcat e saj në ndjekjen e aktivistëve të pashembullt për aktivitetet e tyre politike, përderisa kriminelet e qeverisë po i vazhdojnë shëtitjet e tyre të papenguar. Kur fokusi dhe prioriteti i policisë është luftimi i opozitës, ky është tregues i qartë i autoritarizmit”, shkruan në njoftimin e VV-së./ Insajderi.com