Arrestohen tre të dyshuar për kontrabandim me njerëz dhe falsifikim të dokumenteve

Arrestohen tre të dyshuar për kontrabandim me njerëz dhe falsifikim të dokumenteve

Janë arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale kontrabandim me migrantë dhe falsifikim i dokumenteve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në tri lokacione në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës, janë konfiskuar dy pasaporta një letërnjoftim, një shtëpizë kompjuteri, katër celularë, një sprej, një fishek dhe kopje të dokumenteve të ndryshme.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com