Arrestohen tre të dyshuar në Vushtrri për ‘posedim të substancave narkotike’

Arrestohen tre të dyshuar në Vushtrri për ‘posedim të substancave narkotike’

Policia ka arrestuar tre të dyshuar në Vushtrri në dy raste të ndara, për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psiko-tropikë dhe analoge’ dhe ‘posedim i paautorizuar i substancave narkotike’.

Më 26 gusht 2016, rreth orës 21:25, në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri, nga njësia patrulluese janë hasur personat e dyshuar B. K. (22 vjeçar) dhe V. M. (24 vjeçar). Pas kontrollimit të tyre nga policia u është gjetur një sasi e substancave narkotike dhe një thikë, të cilat janë konfiskuar si prova materiale.

Kurse më 27 gusht 2016, rreth orës 20:40, në rrugën “Fatime Hetemi”, në Vushtrri, njësia patrulluese, ka hasur në personin e dyshimtë  Rr. S. (21 vjeçar), ku gjatë kontrollit i është gjetur një sasi e substancave narkotike, e cila është konfiskuar nga policia si provë materiale.

Pas procedurave intervistuese, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të tre të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprat penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psiko-tropikë dhe analoge’ dhe ‘posedim i paautorizuar i substancave narkotike’./Insajderi.com