Arrestohen tre persona të dyshuar – rrëmbejnë një person

Arrestohen tre persona të dyshuar – rrëmbejnë një person

Policia e Kosovës më 1 shkurt të këtij viti ka arrestuar tre persona të dyshuar pasi që kishin rrëmbyer një person dhe i kanë grabitur një shumë prej 2200 euro.

Sipas policisë të njëjtit dyshohet se kanë kryer këtë vepër për shkak të një borxhi të mëhershëm.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë. Të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar ndërsa rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com