Arrestohen tre persona për vjedhje të stolive të arit në vlerë prej 5 mijë euro

Arrestohen tre persona për vjedhje të stolive të arit në vlerë prej 5 mijë euro

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë.

Sipas njoftimit të policisë ky rast ishte raportuar muaj më parë, ku cak i kësaj vjedhjeve ishte një shtëpi private, nga ku të dyshuarit kishin vjedhur stoli ari në vlerë mbi 5000 euro.

“Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit kishin nisur muaj më parë drejt zbardhjes së veprës penale, ku rrjedha hetimore ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve R. Z., 27 vjeçar, D. M., 22 vjeçar dhe A. B., 18 vjeçar”, thuhet në komunikatë të policisë.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.