Arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Gjatë një aksioni policor të njësitit antidrogë janë konfiskuar në dy raste të ndara substancë narkotike të llojit marihuanë në komunën e Ferizajt.

Në një veturë në fshatin Jezercë dhe në rrugën Uran Tinova në Ferizaj janë konfiskuar rreth 30 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një mulli për bluarje të narkotikëve.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokuroritë janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë 24 orëve të fundit policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona për vepra të ndryshme./Insajderi.com