Arrestohen tre persona për grabitje të armatosur gjatë korrikut në Podujevë

Policia ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për grabitje të armatosur që kishte nodhur gjatë korrikut në fshatin dumosh të Podujevës.

Rasti i grabitjes sipas policisë kishte ndodhur me shtatë korrik ku personat e dyshuar pasi kanë lidhur viktimat ku përfshihen edhe  fëmijë (me ngjitës trakë) dhe nën kërcënimin e armëve kanë arrit që nga shtëpia e viktimave të marrin një shumë të konsiderueshme parash, sasi të stolive të arit, një veturë të tipit Ford Focus si dhe gjësende të tjera me vlerë.

Aksioni i policisë për arrestimin e të dyshuar ka filluar me datën 05.10.2017, kur është arrestuar personi i parë i dyshuar: B. Zeneli, 25 vjeç, ndërsa personat tjerë të dyshuar F. Sejdiu, 41 vjeç dhe R. Islami 26 vjeç janë arrestuar me datën 15,  16 nëntor.

Ndaj tyre është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.