Arrestohen tre persona për dhunë në familje

Arrestohen tre persona për dhunë në familje

Policia njofton se gjatë ditës së djeshme janë raportuar dy raste me dhunën në familje, njëri rast ka ndodhur në Prishtinë ndërsa tjetri në Ferizaj.

Në rastin e parë në Prishtinë dy persona të dyshuar janë arrestuar, pas një mosmarrëveshjeje verbale, me ç’rast në mesin e tyre ka ndërhyrë bashkëshortja e njërit prej tyre.

Si pasojë e rrahjes ata kanë kërkuar tretman mjekësor dhe më pas, më urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Komunën e Ferizajt është arrestuar person i dyshuar pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Insajderi.com